Për kandidatët

Kategoria C1Е

 

 

Në kategorinë “C1E” bën pjesë grupi i atumjeteve tërheqëse nga ana e atomjetit të kategorisë “C1”, ku pesha më e madhe e lejueshme e mjetit tërheqëes është më e madhe se 750 kg dhe grupi të mos tejkalojë 12 000 kg, si dhe grup automjetesh që terhiqen nga ana e automjetit nga kategoria “B” ku pesha më e madhe e lejueshme e rimorkios tejkalon 3 500 kg, por me këtë rast grupi i automjeteve të mos tejkalojë 12 000 kg në përputhje me rregulloret e lejueshme nga fusha e automjeteve përkatëse.

 

Dokumentet e nevojshme për dhënien e provimit për leje:

 

  • Kandidati të ketë mbushur 18 vjet
  • Së paku një vit të posedojë leje për vozitje të kategorisë “C1”
  • Fotokopje të lejes për vozitje të vërtetuar në noter
  • Letërnjoftim
  • Certifikatë shëndetësore për aftësitë psikofizike për të drejtuar me automjete
  • Dëshmi për përfundimin e së paku arsimit fillor të kandidatit për vozitës (fotokopje të vërtetuar në noter)
  • Vërtetim për përfundimin e aftësimit të kandidatit për vozitës (4 orë mësimore teorike dhe 8 praktike)
  • Dëshmi për shumën e paguar të harxhimeve lidhur me dhënien e provimit për leje
  • Fletparaqitje për dhënien e provimit për leje
  •  

    Vërejtje: Për këtë kategori provim jepet vetëm në pjesën e dytë të provimit për leje.